Top Channel/ Ukraina në kundërsulm/ Merr disa zona në lindje të vendit. Rusët: Po rigrupohemi

preview_player
Показать описание
Forcat ukrainase kanë rimarrë edhe më shumë territor nga Rusia ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, kështu pretendon presidenti i vendit, voloymyr zelensky.

Presidenti ukrainas tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë sipërfaqe në lindje dhe në jug të vendit.

Rusia nga ana tjetër ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë, por Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditët e fundit si një "rigrupim" me synimin për t'u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Kundërofensiva e ukrainasve duket se ka qenë e shpejtë. Të enjten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase kishin rimarrë 1,000 km katrorë, por deri të dielën kjo shifër e deklaruar ishte trefishuar në 3,000 km katrore. Ai nuk zbuloi se cilat qytete dhe fshatra ukrainase ishin çliruar.
Përparime të rëndësishme - megjithëse më të ngadalta - nga trupat ukrainase janë raportuar gjithashtu në rajonin jugor të Khersonit, i cili kufizohet me Krimenë - i aneksuar nga Rusia në 2014.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase do të kenë efekte të rëndësishme" në planin sulmues të Rusisë.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka këmbëngulur se operacionet ushtarake në Ukrainë do të vazhdojnë "derisa të gjitha detyrat që ishin vendosur fillimisht" të jenë përmbushur.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraina#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo Ukranija Urime edhe Suksese per Largimin e Pushtusit🇦🇱🇦🇱🇦🇱

asim