Top News - Ukraina nën sulme kibernetike / Rusia mohon përgjegjësinë: Nuk kemi gisht!

preview_player
Показать описание
Kremlini të mërkurën mohoi përgjegjësinë e sulmeve kibernetike mbi Ukrainë një ditë më parë, që goditën faqe interneti të ministrisë së mbrojtjes dhe forcave të armatosura si edhe të dy bankave shtetërore. Kievi ka lënë të kuptohet se sulmi ka ardhur nga Rusia ndërkohë që vazhdon frika se Moska po planifikon të pushtojë fqinjin e saj perëndimor, të mbështetur nga perëndimi. “Ne nuk dimë asgjë. Sic pritej, ukraina vazhdon të fajësojë rusinë për gjithcka”, i tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, gazetarëve. “Rusia nuk ka të bëjë aspak me sulmet kibernetike”, shtoi ai. Faqet e internetit që u vendosën në shënjestër të sulmeve përfshinin ato të bankës shtetërore të kursimeve Oschadbank dhe Privatbank, dy institucionet financiare më të mëdha në vend. Të dyja këto faqe u kthyen në shërbim pasditen e të martës, por ato të ushtrisë mbeten të paaksesueshme ende.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraina#Sulme#Kibernetike#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po keshtu esht strategjia, ne fillim destabilizim te vendit me sulme kibernetike, se dyti shperthime e sabotime nga separatista pro rus, pastaj fut mercenare te paguar te huaj dhe ne fund fut ushtrin e vet.

equilibrium