Top News-E konfirmon ushtria ukrainase!/Rusia ka marrë nën kontroll qytetin lindor Lysychansk

preview_player
Показать описание
Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar së fundmi se forcat ruse kanë nën kontroll të plotë qytetin lindor të Lysychansk.
Lajmi u bë me dije nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainese, ku tha se forcat u detyruan të tërhiqeshin nga pozicionet e tyre për shkak të luftimeve të rënda në qytetin lindor.

Shtabi i përgjithshëm shtoi se për të ruajtur jetën e trupave ukrainas, u mor një vendim për t'u tërhequr. Ai shtoi se rusët kishin përparësi të shumta në artileri, avionë dhe forca të tjera.
Ndërkohë, më herët ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se forcat e tij kishin kapur Lysychansk dhe kishin marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhansk.

Kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov po ashtu publikoi një video, ku në të shiheshin trupat çeçenë në qendër të Lysychansk.
Më në perëndim, qyteti i Slovyansk, i kontrolluar nga Ukraina, u vu nën granatime të rënda, me të paktën gjashtë persona të vrarë.

Nga ana tjetër, më shumë se një javë më parë, trupat ruse pushtuan Severodonetsk, një qytet thuajse i rrënuar nga bombardimet ruse.
Lysychansk ishte qyteti i fundit në rajonin e Luhanskut, në kontrollin e Kievit. Humbja e Lysychansk, tanimë do të shihet si një tjetër pengesë në lindje.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Lysychansk#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Hajt se Skenar eshte ju veq lojtar jeni.

jakupislami
Автор

po u vin ganiu nga jugu do ikin me bishtin ne shale..

dgdfgdgddfgdfgdfg
Автор

Fake mos ia mbani anen eshte Propaganda nuk pushtohet beni nje kenge me Shkurte

j.s.
Автор

kush cilen loje po e luan. jetët po humbin.vetem nje gjë mund të them se gjithmone e ka dëshmu historia se ai i cili sulmon dikë tjetër mund te qendroj nje muaj.nje vit.dhjeye vite.por asnjehere gjithmone.kete e kan bere perandoria osmane ne shqiperi por ka ikur.serbia ne kosove por ka ikur.e shume e shume te tjera ne bote.

kosovarkosovari