Ish polici vret gruan duke dalë nga gjykata e Elbasanit, plumbat kapin dhe avokatin e kalimtarin

preview_player
Показать описание
#oranews

Detaje të reja nga vrasja që ndodhi mesditën e 6 majit 2021 para gjykatës së Elbasanit.

Gazetarja e Ora News mëson se nga plumbat që dolën nga kallashnikovi i 58 vjeçarit Koço Buzo dhe i morën jetën bashkëshortes së tij, kanë mbetur të plagosur dhe avokati si dhe një kalimtar.

Çifti në gjykatë

Koço Buzo ishte marrë i pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Çeshtja gjyqësore ditën e sotme ishte për diskutim në seancë paraprake, ku gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka thirrur palët për tu ballafaquar në gjyq.

Për shkak të mos paraqitjes së të pandehurit Koço Buzo, i cili në gjykimin e sotëm përfaqësohej nga avokati Fatmir Lushi, gjyqtarja Çekrezi ka shtyrë seancën gjyqësore për tu zhvilluar në datën 14 maj 2021.

Koço Buzo, rreth 58 vjeç, ka qëlluar me armë, kallashinikov drejt bashkëshortes së tij, Liljana Buzo rreth 54 vjeç pak metra jashtë godinës së gjykatës.

Ora News mëson se ai ka qëlluar me automatik të cilin e kishte fshehur diku jashtë gjykatës.

Plagoset avokati e kalimtari

Plumbat kanë kapur dhe avokatin nga Gramshi Gëzim Toçila si dhe një kalimtar.

Pas krimit autori është neutralizuar fillimisht nga avokati dhe një person tjetër dhe më pas ka ndërhyrë policia për prangosjen e tij.

Ngjarja e rëndë tronditi zonën e lagjes “5 Maji”, zonë e cila tre javë më parë u trondit para ditës së zgjedhjeve parlamentare me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Na duhet nje enver hoxhe per minister rendit

tonishpijati
Автор

.mire ja ka berese duan ti marrin burrit shtepine dhe pasurine keto

BeraStasia