Paulin Paçuku akuzohet për vrasje nga pakujdesia e armëmbajtje pa leje

preview_player
Показать описание
#oranews #mirdite #vretgruan

61 vjeçari Paulin Paçuku që vrau bashkëshorten të dielën në një fshat të Mirditës është arrestuar nga policia. Deri në këtë fazë të hetimit, ish-polici Paçuku akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.
Paulin Paçuku, 61-vjeçari që vrau të dielën bashkëshorten e tij Vitore Paçuku, në Jezull të Mirditës është vënë në vënë në pranga.

Deri në këtë fazë të hetimit, ish efektivit të policisë është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtje.

Nga të dhënat hetimore, ka rezultuar se 61 vjecari ka qenë duke pastruar pistoletën që mbante pa leje dhe nga pakujdesia, arma në një moment është shkrehur.

Plumbi preku ne organet jetësore bashkëshorten, 54 vjeçare Vitore Paçuku.

Ajo u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, por nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë.

Paulin Paçuku, rezulton se ka qenë pjesë e Strukturës së Policisë në Mirditë.

Disa vite më parë, Ai është shkëputur nga shërbimi dhe ishte larguar jashtë vendit, nga ku është rikthyer sërish më vonë!

Çifti bashkëshorteve Paçuku ishin prindër të dy fëmijëve, por në momentin e ngjarjes asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në fshatin Jezull të Mirditës.

Vitore Paçuku, ishte gruaja e 8 e vrarë nga bashkëshorti në këto 8 muaj të vitit 2022.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sa gjyna 🙏🙏🙏🙄🙄😪😪😪❣️❣️❣️un nuk e besoj PA dashje ci duhesh arma do luftonte me Serbin

edisonnothorius
Автор

Paska qen shum e bukur nga zhelozija ngushullime familjarve u preft në paqe

razijeqosja