Top News- Deputetët që iu larguan sherrit Berisha-Basha/ U ndanë në 3 grupe, kishte dhe të ‘pavarur’

preview_player
Показать описание
Partia Demokratike, përkundër deklaratave publike se ekziston dëshira e përpjekja për bashkimin e demokratëve, më së shumti janë deputetët, që këtë përpjekje nuk po e vënë në zbatim. Që prej nisjes së ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Berisha, që konsistoi edhe me fillimin e betejës me paraardhësin Lulzim Basha, deputetët demokratë u ndanë në 3 grupe. Mbështetësit e Berishës, ata të Bashës dhe deputetët që qëndruan asnjëanës, duke tentuar të jenë jashtë kësaj përplasjeje.
Deputeti, i cili arriti ta ruajë më së shumti këtë qëndrim ishte Alfred Rushaj. Por përplasja sa vinte e bëhej më e fortë dhe balancat ndryshuan. Alfred Rushaj pas largimit nga posti i nënkryetarit të partisë dhe kreut të grupit parlamentar, thuajse u bë inekzistent në skenën politike. I gjithë ky distancim u ndoq me aktin formal juridik, të heqjes dorë nga mandati më 7 nëntor, për t’i lënë vendin deputetit në radhë, Petrit Doda. Rushaj u justifikua me faktin se do t’i kushtohej biznesit personal.
Grida Duma nga ana tjetër, e cila si nënkryetare e PD qëndroi në krah të kryedemokratit Basha, pas zgjedhjeve të 6 marsit kërkoi dorëheqjen e tij, duke u kthyer madje në një nga zërat më kritikë. Krahas këtij qëndrimi, Duma deklaroi se nuk mund të mos njihej vullneti i demokratëve, por as kontributet e Sali Berishës. Duke zgjedhur të qëndrojë jashtë të dy grupeve, Grida Duma, pasi deputetët nuk gjetën dot gjuhën e bashkimit, la mandatin e deputetit, në një deklaratë publike më 8 nëntor, duke u zëvendësuar nga Oriela Nebiaj. Duma nga politika hyri në media, ku drejton emisionin në ‘prime time’ Top Story.
Por ashtu si këta dy deputetë, mandatin pritet ta lënë edhe 3 të tjerë, por jo për t’u larguar nga politika, por për të garuar si përfaqësues të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Berisha#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Opo ikini te gjithe se ba lodhet syte dhe veshet

eliosakristel