Top News-Skuadra hetimi nga Spanja në Shqipëri/Firmoset marrëveshja për krimin e organizuar

preview_player
Показать описание
Shqipëria dhe Spanja do të ngrenë grupe të përbashkëta hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme. Kjo formë konsiderohet si një nga metodat më të avancuara të bashkëpunimit policor ndërkombëtar për të zhvilluar hetime komplekse të organizatave kriminale që operojnë në disa shtete dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale.
Gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, këtë të hënë është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Spanjës mbi luftën kundër krimit.
Spanja si vend anëtar i BE-së mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë kur është fjala te bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar.
Shqipëria ka ngritur gjithashtu një seri skuadrash hetimore edhe me vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilat kanë dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar. Një prej tyre ishte edhe operacioni “Dobra” që çoi në pranga mbi 100 persona, si dhe angazhoi mbi 400 oficerë policie në Spanjë, Shqipëri dhe Gjermani. Shqipëria ka ngritur gjithashtu një seri skuadrash hetimore edhe me vende të tjera të Bashkimit Europian.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PedroSanchez#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Pse duhen "specialist, , ne ndihme te policise nga vende PARTNERE si SH.B.A, B.E. apo nga ndonje vend tjeter???? Valle s'kemi specialist, aparatura apo


kuadro drejtues apo legjislacion, teknik, litr

amerika