Top Channel/Donfried, mesazhe të qarta për dialogun, mbështetje e “paepur” edhe për Shqipërinë!

preview_player
Показать описание
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila shoqërohej edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një mesazh të qartë gjatë vizitës në Prishtinë. "Status-quoja është e paqëndrueshme”, prandaj Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me urgjencë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, tha zyrtarja e lartë amerikane, e cila e nisi turin ballkanik me vizitën në Kosovë.

Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t'i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Donfried paqëndrueshmëria e status-quos ndërlidhet me synimet e Rusisë në Ballkan. Rusia "dëshiron që të sigurohet që shtetet fqinje të Ballkanit të mos integrohen në institucionet evropiane dhe euroatlantike”. "Ajo {Rusia} beson se një Ballkan më i fuqishëm, më me prosperitet e demokratik, do të jetë kërcënim për influencën e saj. Mënyra më e mirë për t'iu kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit për ta destabilizuar rajonin është e thjeshtë, Kosova e Serbia duhet të bëhen bashkë e në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që ka një mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja”, tha Donfried, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zyrtarja e lartë amerikane sot viziton Serbinë, ku do ta nxisë lidershipin vendas të avancojë me reformat për integrimin e tij europian, të ndikojë për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal si dhe do të diskutojë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë dhe ato ekonomike. Në 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjet të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, e do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen e forte te SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#GabrielEscobar#BE#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

🇺🇸❤RROFTË AMERIKA❤🇺🇸
🇦🇱❤RROFTË KOMBI SHQIPTAR❤🇦🇱🇦🇱❤RROFTË SHQIPËRIA❤️🇦🇱🇦🇱

FZEZ