Top News-Burg për errësimin e xhamave të makinës/Kallëzim penal për rastet e certifikatave false

preview_player
Показать описание
Errësimi i xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga Drejtoria e Transporteve apo falsifikimi i dokumenteve mund të hape telashe për drejtuesit e mjeteve. Një drejtues mjeti, i cili është konstatuar me dokumentin e errësimit të xhamave të falsifikuar, është kallëzuar në prokurori.
Pas daljes para gjykatës, shoferi është dënuar me 4 muaj burg, dënim ky i konvertuar më pas me 8 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër, apo të shoqërohet me persona të dënuar.
Policia Rrugore dhe Shtetit, kanë nisur kallëzimet penale për rastet e certifikatat false, si dhe kontrollet me matësa elektronik për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Për kundravajtësit, vetëm për periudhën Janar – Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë Drejtorisë së Transporteve kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po sot makinat po dalin me xhama zeza nga fabrika dhe une makinen me xhama te zeze e kam nga fabrika vet, te thyej xhamat une tani nese vij shqiperi 1 muj pushime, sa pa lidhje.

deniskraja