Top News-Xhamat e zinj, rrugorët pa mëshirë/Korrupsion, xhirim gomash dhe targa të huaja

preview_player
Показать описание
Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle ndaj automjeteve me xhama të errësuar për të verifikuar dokumentacionin. Në sheshin “Nënë Tereza”, efektivët e rrugores konstatuan një automjet me xhama anësore të errësuara, që drejtohej nga një person i identifikuar me inicialet K.D.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit të errësimit të xhamave, rezultoi që ky dokument ishte i falsifikuar. Drejtuesi i mjetit u procedua penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu u goditën edhe dy raste të mitdhënies.
Një 37 vjeçar dhe një 40 vjeçar u proceduan penalisht në gjendje të lirë për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike pasi u ndaluan duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjeteve të tyre dhe për të shmangur gjobën, kanë tentuar të korruptojnë grupet e kontrollit, duke iu ofruar para.
Në kuadër të kontrolleve të dedikuara për përdorimin në mënyrë abuzive të targave të shteteve te tjera, të cilat rezultojnë të çregjistruara nga shtetet që i kanë lëshuar, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, prej disa ditësh po verifikojnë të gjitha mjetet me targa të huaja, për vlefshmërinë e tyre.
Në bazë të kontrolleve me fokus problematikën e përdorimit të targave të pavlefshme ose që nuk u përkasin mjeteve në të cilat janë vendosur, janë sekuestruar 3 automjete dhe janë tërhequr nga qarkullimi 85 targa që u ka përfunduar vlefshmëria

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Rrugore#Gjoba#TopChannel
Рекомендации по теме