Top Channel/ Rrihte gruan dhe e kërcënonte me çifte, arrestohet 64-vjeçari në Laç

preview_player
Показать описание
Një 64-vjeçar I cili ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë, për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij, u arrestua këtë të martë nga policia e Kurbinit. Ai u kap pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve mbi vendin se ku fshihej. 64-vjeçari akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij madje e ka kanosur atë dhe me jetë. Rasti u referua në polici nga vetë gruaja e 64-vjeçarit. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe një armë gjahu që I akuzuari e mbante pa leje si dhe municion luftarak.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Dhuna#TopChannelNews
Рекомендации по теме