Top News - Denisi që rreh vajzat në rrugë…!/ Arrestohet nga policia, 9 kallëzime penale

preview_player
Показать описание
Më në fund është arrestuar 30 vjeçari që ishte kthyer në tmerrin e rrugëve të Tiranës, teksa rrihte vajza të panjohura për të. Pas shumë denoncimeve, Policia identifikoi dhe arrestoi të riun nga Tirana, që sulmoi pa asnjë motiv një ditë më parë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Ai është Denis Telo. Vajzat 26 dhe 29 vjeç kanë bërë denoncimin në polici, ku kanë deklaruar se 30-vjeçari i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.
Vetë vajzat thanë, se nuk e njihnin personin dhe as kishin pasur ndonjëherë kontakt me të. Ndërkohë dje në media u publikuan pamje ku shihej se si 30-vjeçari afrohet te vajzat që janë duke ecur në trotuar dhe fillon t’i gjuajë me grushta. I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është përfshirë dhe më herët në ngjarje të tilla, por deri më dje vijonte të endej i lirë nëpër rrugë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Dhunimi#TopChannel
Рекомендации по теме