Top News - E moshuara vdes nga hidhërimi/ Itali, infermierja i vodhi paratë në spital

preview_player
Показать описание
Stresi dhe hidhërimi i madh që i shkaktoi veprimi i shëmtuar i një infermiereje, ka bërë që gjendja e një të moshuare në Itali të rëndohet deri në pikën që ajo ndërroi jetë. Episodi tronditës ndodhi gjatë kohës kur gruaja ishte e shtruar në spitalin e Aquilas. Një infermiere e repartit Covid të këtij spitali i ka grabitur para e sende me vlerë, e duket se nuk ishte hera e parë që e bente. 40 vjecarja e identifikuar vetëm si A.P, ka përfunduar në pranga për shkak se ka përfituar jo vetëm nga gjendja e të moshuarve të sëmurë nga patologji të rënda, por edhe nga fakti se për shkak të pandemisë, pacientëve nuk u lejohen vizitat e familjarëve. Mësohet se ajo ka kryer të paktën 6 vjedhje, e ka grabitur kryesisht objekte floriri. Hetimet e policisë nxorrën në dritë grabitjet dhe vetë infermierja e pranoi se cfarë kishte bërë. Ajo rrëfeu se ka pasur probleme të mëdha ekonomike, e shtoi se ka dy fëmijë për të mbajtur ndërsa arritën ne piken që në shtëpi të mos kishin më as ushqim. “ Kur pashë një varëse floriri në komodinën e një të sëmuri, nuk rezistova, por e mora. Nga aty pastaj, nisa të kërkoj dhe për objekte të tjera me vlerë”, është shprehur infermierja.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Italy#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Tamom si ngjarja qe ndolli né Shqiperi.

valbonakasa