filmov
tv
Top News- OKB ndëshkon Rusinë/Edhe Serbia tradhëton Putin, pro-Perëndimit
Показать описание
Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të forcave të saj, në një shprehje globale të zemërimit që nxori edhe njëherë në pah izolimin në rritje të Rusisë.
Në një seancë urgjente të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, 141 nga 193 shtetet anëtare votuan pro rezolutës, 35 abstenuan dhe pesë votuan kundër.
Rezoluta, e cila u bashkësponsorizua nga 94 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, thekson se OKB-ja "dënon me termat më të fortë agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës". Ajo kërkon që "Federata Ruse të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës" dhe "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake".
Ajo që ka rënë në sy ka qënë edhe fakti se Serbia ka ndërruar pozicion pasi ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#OKB#Rusi#TopChannel

Комментарии