filmov
tv
Top Channel/ “Gjermania çon pajisje për industrinë ushtarake ruse”, DW: Si produktet arrijnë në Rusi
Показать описание
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia ka nevojë për gjithnjë e më shumë armë. Prandaj, presidenti rus Vladimir Putin transferoi një pjesë të madhe të industrisë në prodhimin e luftës.
Të gjitha kompanitë në dispozicion duhet të prodhojnë pajisje ushtarake, municion ose pjesë këmbimi për armë. Duke pasur parasysh se për shkak të sanksioneve është i ndaluar importimi i aseteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake, Rusia përpiqet të prodhojë sa më shumë gjëra të jetë e mundur në vendin e saj. Produktet e industrisë gjermane luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sipas hulumtimit të SWR (Südwestrundfunk). sudvestonfung
Rusia importon makineri gjermane
Sipas dokumenteve doganore ruse të marra nga SWR, më shumë se 300 pajisje të prodhuesve gjermanë u dorëzuan në Rusi deri në fund të dhjetorit 2023. Shumica e tyre janë makina të mëdha industriale, pajisje të kontrolluara nga kompjuteri që mund të presin çelikun, të përpunojnë fije metalike ose t’i bashkojnë ato në mënyrë automatike. Prodhimi i pjesëve apo municioneve të makinave apo avionëve është pothuajse i paimagjinueshëm pa pajisje të tilla.
Olena Yurchenko nga Këshilli i Sigurisë Ekonomike të Ukrainës ka hulumtuar këtë temë për një kohë të gjatë dhe paralajmëron se 80 për qind e makinerive të tilla në Rusi sot punojnë në prodhimin e armëve dhe pajisjeve për ushtrinë.
Bashkëpunimi me ushtrinë rus
Makinat gjermane përdoren nga nënkontraktorë të shumtë në prodhimin e armëve ruse. Sudvestonfung ishte në gjendje ta vërtetonte atë në bazë të regjistrimeve fotografike dhe videove. Kompanitë ruse Parsek, Kamaz, NIR ose Industrial Solutions furnizojnë ushtrinë ruse me motorë dhe pjesë për avionë dhe raketa. Në të gjitha këto kompani përdorin makineri gjermane. Sipas të dhënave të doganave ruse, makina shtesë u dorëzuan deri në fund të vitit 2023.
Sudvestonfung ishte në gjendje të identifikonte më shumë se 30 prodhues gjermanë, pajisjet e të cilëve u importuan në Rusi vitin e kaluar, raporton DW. Rreth dy të tretat e këtyre pajisjeve u importuan në Rusi nëpërmjet Turqisë. Ndërmjetësuesit turq të përfshirë në këtë tregti kanë lidhje të drejtpërdrejta me Rusinë, disa madje janë themeluar nga sipërmarrës rusë.
E dobishme për të gjithë të përfshirët
Eksperti i sanksioneve Benjamin Hilgenstock i Shkollës Ekonomike të Kievit bën thirrje për kontrolle më të mira në këto fushë: “Anashkalimi i sanksioneve është jashtëzakonisht fitimprurës. Shumë shpesh është dikush në një vend të tretë që përfiton shumë nga këto punë.” Por anashkalimi i sanksioneve mund të parandalohet, thotë Hilgenstock.
Prodhuesit fajësojnë ndërmjetësit
DW thekson se nëse prodhuesi gjerman e di që këto pajisje përfundojnë në Rusi, konsiderohet shkelje e sanksioneve. Po, kur u pyetën nga Sudvestonfung, inxhinierët gjermanë thanë se ata gjithmonë janë në përputhje me rregulloret e sanksioneve. Nuk mund të shpjegojmë se si pajisjet arritën në Rusi – me sa duket ndërmjetësit turq kanë shkelur kushtet e kontratës, pa dijeninë tonë, thonë ata, e kjo është e vështirë të verifikohet.
Ekspertja ukrainase e sanksioneve, Olena Yurchenko beson se Bashkimi Evropian duhet të veprojë. “Ne kemi nevojë urgjente për vullnet politik në nivel evropian për të forcuar dispozitat për sanksionet – për shembull, nëse degët e kompanive evropiane marrin pjesë në tregti me Rusinë. Duhet të shtrëngojmë sanksionet edhe në sektorin bankar, kjo do të ndihmonte”.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Gjermani#TopChannelNews

Комментарии