filmov
tv
Top News - Ekonomia më e madhe në Evropë/ Gjermania regjistron humbje në tremujorin e parë

Показать описание
Mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonominë gjermane në fillim të vitit. Sipas DË, rënia ekonomike doli të ishte disi më e fortë nga sa supozohej më parë. Prodhimi i brendshëm bruto, në tremujorin e parë të vitit 2021, u zvogëlua me 1.8 përqind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, siç njoftoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Në një llogaritje paraprake të mëparshme rënia ishte 1,7 përqind. Gjermania pati kështu një fillimviti relativisht të dobët në krahasim me zonën e euros, e cila pësoi një humbje prej vetëm 0.6 përqind, ndërsa ekonomia më e madhe në botë, SHBA, u rrit me 1.6 përqind, edhe falë vaksinimit të shpejtë. Në veçanti, konsumi privat, i cili normalisht është një shtyllë solide e ekonomisë së brendshme, ka pësuar humbje. Kufizimet e zgjatura dhe deri diku të shtrënguara në luftën kundër pandemisë, e ngadalësuan sidomos xhiron e shitjes me pakicë, e hoteleve dhe restoranteve: konsumi privat ra me 5,4 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Një nga sektorët më me humbje është gastronomia. Edhe ngritja e taksës së vlerës së shtuar në nivelin e mëparshëm pati efekt negativ. Nga ana tjetër, tregtia e jashtme përfitoi nga rritja e kërkesës globale. Por këtu importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën dukshëm më shumë se eksportet. Sidoqoftë, kompanitë i ulën investimet e tyre në makineri, pajisje, automjete dhe pajisje me 0.2 përqind. Konsumi i qeverisë u rrit me 0,2 përqind, ndërsa investimet në ndërtim u rritën me 1,1 përqind. Pas rënies në fillim të krizës së koronavirusit në pranverën e vitit 2020, ekonomia më e madhe e Evropës fillimisht u rrit për dy tremujorë radhazi.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Germany#Economy#TopChannel