Top News - U shembën si të ishin prej letre! 180 të arrestuar në Turqi për cilësinë e ndërtimit

preview_player
Показать описание
Më shumë se 600 persona janë nën hetim në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit, ka thënë qeveria. Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave, janë arrestuar tashmë. Për vite me radhë, ekspertët paralajmëronin se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta. Numri i konfirmuar i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri tani e ka kaluar shifrën e zymtë, 50 mijë.
Ministri i drejtësisë, foli ndërkohë nga turqia juglindore, ku dëmet e tërmetit ishin të jashtëzakonshme. Ai tha se ishte zgjeruar hetimi pasi dy javë më parë autoritetet kishin folur për 113 urdhërarreste.
Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve të dëmtuara nga tërmeti – raportojnë mediat turke.
Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin për katastrofën. Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prekura nga tërmeti. Vetë Erdogan ka pranuar mangësitë, por fajëson fatin për shkallën e katastrofës. “Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e planit të fatit”, tha ai gjatë një vizite në zonat e shkatërruara nga tërmeti. Me zgjedhjet në horizont, e ardhmja e Erdoganit është në lojë, pas 20 vitesh të qëndrimit të tij në pushtet.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Turqi#Ndertimet
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

keshtu ka pere tu bere dhe ne shqiperi me ato ndertime qe jane bere po ra termeti te gjitha do biene

taulantbora