Top News-Gjeneralët diskutojnë për luftën nukleare/Putin jashtë tryezës, skenari për butonin e kuq

preview_player
Показать описание
Edhe pse ishte deri më tani një skenar i paimagjinueshëë, Rusia nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve të vogla bërthamore, të njohura ndryshe si taktike, në Ukrainë, kjo dhe për shkak të disfatave të njëpasnjëshme që ushtria e saj është duke pësuar në front.

Gazeta amerikane “Neë York Times” raporton se udhëheqësit ushtarakë rusë diskutuan së fundmi për përdorimin e këtyre armëve, ndërkohë që presidenti Vladimir Putin, nuk ishte pjesë e diskutimeve.

Vetë fakti që krerët e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse po diskutojnë për përdorimin e armëve bërthamore ka alarmuar administratën e presidentit Joe Biden sepse tregon se gjeneralët rusë janë jashtëzakonisht të frustruar nga dështimet e forcave të tyre në fushën e betejës.

Sipas gazetës amerikane, kjo sugjeron se kërcënimet e Putinit për përdorimin e armëve bërthamore mund të mos jetë krejtësisht të pabaza.

Të dhënat e inteligjencës amerikane për bisedat që u zhvilluan në qarqet ushtarake ruse mbërritën për herë të parë në mes të tetorit.

Shefi i CIA-s, Ëilliam J. Burns , ka argumentuar më parë se humbjet e Putinit në fushën e betejës mund ta shtyjnë atë drejt aktit potencialisht të dëshpëruar të përdorimit të armëve bërthamore për të arritur fitoren në Ukrainë.

Pentagoni vlerëson se Rusia ka një rezervë prej rreth 2000 kokash bërthamore taktike. Fuqia e tyre është dukshëm më e ulët se armët bërthamore strategjike dhe ato janë të destinuara për përdorim në fushën e betejës, megjithëse kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të godasin në objektiva të tjerë.

Ato mund të lëshohen me raketa apo edhe të qëllohen nga disa lloje të armëve artilerie. Nëse Moska vërtet vendos të përdorë armë bërthamore, kjo do të ndryshonte rrënjësisht jo vetëm luftën në Ukrainë, por gjithashtu do të provokonte një reagim global, pasojat e të cilit nuk mund të parashikohen.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Respect voor president zelenski en soldaten van ukrainien.slava okraina 🇺🇦🇺🇦🇺🇦👊👊👊🇺🇸🇺🇸🇺🇸

j.C