Top News - U gjet e vrarë në banesë/ Zbardhen detaje tronditëse për 48-vjeçaren

preview_player
Показать описание
Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet policore mbi vdekjen e Violeta Gurraj. 48-vjeçaria u gjet e pa jetë të hënën, brenda banesës së saj në Malësine të Madhe.
Sipas dosjes së akuzës, tri ditë para ngjarjes së rëndë djali i Violeta Gurraj, Franci, ishte liruar nga burgu i Reçit, dhe ishte vendosur nën masën arrest në banesë nga gjykata e Shkodrës. Në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka deklaruar se nuk ka qënë në banesë, në momentin kur ndodhi krimi dhe deri në këtë fazë të hetimit dyshimet e policisë dhe prokurorisë Shkodër, janë se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes.
Mesohet se 48 vjeçarja ka tentuar dy herë vetëvrasjen dhe kjo fillimisht ishte hipoteza e parë, por më pas rezultoi se Violeta Gurraj është vrarë.
Nga informacionet po ashtu është zbuluar se Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në Familje” pas dhunës që kishte ushtruar ndaj kunatës të saj, duke i shkaktuar edhe djegie të lehta në trup. Për këtë Violeta Gurraj kreu denimin. Sipas burimeve të policisë, disa vite më parë Violeta Gurraj, kishte humbur dhe bashkëshortin pasi ja kishin vrarë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasja#TopChannel
Рекомендации по теме