Top News – Jep dorëheqjen ministri britanik i mbrojtjes, synon të marrë drejtimin e NATO-s

preview_player
Показать описание
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Wallace, i cili luajti një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit rus, disa ditë më parë kishte paralajmëruar se dëshironte të largohej nga posti i tij, hap të cilin e bëri zyrtarisht këtë të enjte.
Wallace, 53-vjeç kishte njoftuar gjatë verës synimin e tij për t'u tërhequr nga jeta politike pas nëntë vitesh në qeveri, përfshirë katër si Sekretar i Mbrojtjes.
“Unë u zgjodha deputet në vitin 2005 dhe pas gjithë këtyre viteve është koha të investoj në aspekte të jetës sime që i kam lënë pas dore dhe të eksploroj mundësi të reja”, shkruan ai në letrën e dorëheqjes, të publikuar nga zyra e kryeministrit Rishi Sunak, me këtë të fundit që shumë shpejt do të shpallë emrin e pasuesit të ministrit.
Ben Wallace ka shfaqur hapur edhe ambicien për të marrë drejtimin e NATO-s, por aleanca ushtarake Euro-Atlantike zgjati edhe me një vit mandatin e drejtuesit actual Jens Stoltenberg. Tashmë mbetet të pritet për të mësuar nëse tërheqja e Ëallace është për t’u larguar nga jeta politike, apo për të marrë kohë për t’u përgatitur për drejtimin e NATO-s, duke filluar nga vera e ardhshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Synimi#BenWallace
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kush i lekund keto ne bazen e klaneve te mafies se financimeve😅😅😅

Sver
Автор

mos bej gabim do humbi do behet Rama krietar i Natos

turiziguri