Top News - Orët e fundit të vitit 2021/Fluks emigrantësh nga Italia në Shqipëri

preview_player
Показать описание
Festa e fundvitit ka shtuar fluksin e udhëtarëve në Portin e Vlorës. Një numër i madh emigrantësh shqiptarë janë rikthyer në vendin tonë për të kaluar natën e ndërimit të viteve pranë familjarëve.
Shefi i përpunimit në portin e Vlorës, Festim Skëndaj, shprehet se, duke bërë një krahasim me një vit më pare, fluksi i hyrjes është shtuar, megjithatë vite më parë kur pandemia nuk njihej fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë. Vetëm gjate ditës së enjte, nga Porti i Vlorës kanë hyrë rreth 320 persona, ndërsa lëvizjet do të vijojnë deri në datë 31 dhjetor.
Krahasuar me dy vite më parë, numri i emigrantëve në sportelet e portit të Vlorës, gati është dyfishuar. Shkak për këtë është bërë edhe situata e vështirë pandemike, e cila ka kufizuar lëvizjet në harkun kohor të dy viteve të fundit. Edhe pse situata nga pandemia në shtetet fqinje vijon të jetë e vështirë, dokumentacionet e tilla si testi pcr, rapid test apo edhe certifikata e vaksinimit mundësojnë që këtë vit familjet shqiptare këtë vit të festojnë të bashkuara.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Fluks#Emigrante#TopChannel
Рекомендации по теме