Top News -Qeveria miraton bastet online/ 10 licenca nga 4 mln euro secila, kriteret për ta përfituar

preview_player
Показать описание
Qeveria ka miratuar projektligjin për rikthimin të basteve sportive, që tashmë do të jenë vetëm online. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online.
Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to. Gjithashtu mundo të luhen në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive on-line. Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit.
Në pr/ligjin e ri licenca e ofrimit të basteve online do të jetë e kufizuar. Në të gjithë vendin nuk do të jepen më shumë se 10 licenca. Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Gjithashtu duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 20 milionë euro në fushën e lojërave të fatit.
Aplikimi për licencë kushton 500 000 lekë e cila kalon në favor të AMLF-së dhe është e pakthyeshme pavarësisht aplikimit të suksesshëm apo jo të subjektit. Tarifa e licencimit nga ana tjetër do të jetë 4 milionë euro.
Dhënia e licencës për ofrimin e basteve on-line do të bëhet me konkurs që do të hapet nga AMLF. Komisioni i Licencave brenda 10 ditëve nga përfundimi i procesit të përzgjedhjes miraton listën e pjesëmarrësve në konkurim, duke renditur, sipas pikëve të marra. Kandidati, i cili ka marrë numrin më të madh të pikëve, shpallet fitues.Ndërkohë ministri Financave miraton dhënien e licencës, pasi aplikanti i shpallur fitues të ketë paraqitur, brenda 30 ditëve, plotësimin e kriterit të lidhur me fondin e garancisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bastet#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме