Top Channel/ “Koha juaj ka marrë fund!”/Paralajmërimi i fortë Yuri Kim: I mbushët xhepat tuaj të...

preview_player
Показать описание
Dhe 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese u shfrytëzua për të folur edhe njëherë për të pandëshkueshmit në Shqipëri.

“Siç e themi shpesh, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara dhe po fillon të japë rezultate reale. Ata që e kundërshtojnë këtë ecje përpara, ata që nuk do të donin rezultate të prekshme, po i dyfishojnë përpjekjet e tyre. Ata do të donin ta tërhiqnin zvarrë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjyqtarët dhe prokurorët mund të bliheshin, apo kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë nuk e besonin se mund të ekzistonte drejtësia në gjykatë, se ata mund të kishin pushtetin, paratë, apo lidhjet për të ndërtuar një jetë për veten e tyre në këtë vend, për veten dhe fëmijët e tyre. Prandaj, të gjithëve ju, juve që doni të zvarritni Shqipërinë prapa në të kaluarën, ta zvarritni atë me shkelma e ulërima, me njerëzit që vuajnë, juve them: Ndalni. Ndalni. Kohës tuaj i ka ardhur fundi”, tha Yuri Kim.

Nga nisja e reformës më të thellë në drejtësi, çka presin ndërkombëtarët ëahtë jo vetëm një gjyqtar dhe prokuror i pa korruptuar, por edhe i palëkundur.

“Koha e të bërit telefonata, e të dërguarit emisarë, e të dërguarit dhurata, e kërcënimeve për të zbuluar sekrete të errëta nga një e kaluar e shëmtuar, e premtimit të dhuratave, të cilat nëse pranoheshin, hidhnin bazat për një tjetër sekret të errët, për një tjetër të ardhme të errët. Ajo kohë ka marrë fund. Ju i shijuat privilegjet tuaja, ju e shijuat imunitetin tuaj, i mbushët xhepat tuaj, i mbushët xhepat e fëmijëve tuaj, të miqve tuaj! Ndalni, ka marrë fund! Koha juaj ka marrë fund!”, u shpreh Yuri Kim.

Këtë të premte e dërguara e Washingtonit në Tiranë pritet të rikthehet sërish në godinën e qelqtë, aty ku kanë zyrat SPAK, BKH dhe gjyqtaret antikorrupsion.

Këtyre të fundit pritet tu japë mesazhin e radhës. Fakt është që dhjetë ditët e fundit ambasadorja amerikane ka qenë e drejtpërdrejtë për kërcënuesit, shantazhuesit e drejtësisë nga njëra anë dhe njerëzit e drejtësisë që nuk duhet të stepen.

Por se cili është identiteti i të dyja palëve mbetet e paqartë. E qartë është se zonja e diplomacisë duket se po flet për ngjarje që janë në zhvillim e sipër.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#YuriKim#Kushtetuesja#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Duhet sekuestruar çdo gjë që kanë përveç brekeve dhe ti lësh vetëm me brekë

marioreno
Автор

Shpresojm shum. Amerika dhe Evropa Jan e vetmja shpres per ne popullin e thjesht.

Undheti
Автор

Burgë për të gjith që kanë qënë në krye Ose sekustrim pasurie

seitdeliu
Автор

Po Rama me shoke e shoqe ata kane mbushur thaset jo xhepat

bledarxeka
Автор

Zoti te bekofte zonja ambadadore, ne burg njerzit e pandershem

ndrecndoj
Автор

Po nuk ndryshoj kushtetuta dhe reforma zgjedhore, qytetaret sdo te kene me shume te drejta dhe te jene ata me pushtet ne kete vend . Duhet qe shqiptaret te bejne ndryshime dhe te votojne partit e vogla .

emiljardmuhametaj
Автор

Respekt per zonjen Juri Kim dhe Ameriken posht te korruptuarit ps pd lsi

paqesorhysenllari
Автор

Bravo amerika e bete shqiperine me keq se ne kohen e pushtimit turk tamam si para 500 vjetesh

ta-thgf
Автор

Me keto tre parti ajdutash, qe e vjedhin akoma ate popull qe ka ngel reste

gertigerti
Автор

Po nga i ke Mo të drejtat E njeriut ti Mo

inanikolina
Автор

ishalla pp don zoti me ne fund, mire po pa e pare saliun ilirin bashen moniken e shume te tjer nuk gezohem dot

agronkrasniqi
Автор

Si qenka nxir ky i gjati...po kjo Kimetja me ke e ka xhanem?🤔🤣

guritarasi
Автор

Bravo juri kim tamam ndalni duhet ti thuash non grades koha i ka mbaruar

lilicuku
Автор

Ne fakt kjo esht e verteta se te huajt pu e duan vendin tone me shume se ne

numri
Автор

Sa ma pare te veprohet 3 para gjykates

palmarinaj
Автор

Bla bla bla bla bla bla bla
Nothing NEW

albertdula
Автор

Kam nje pyetje te thjesht kush esht i korruptuari?
Dhe kush i ka lejuar ter keto vite me rradhe
Korrupsion ne nivele te larta?🤫

adventure