filmov
tv
Top News – Si u ekzekutua e ëma e Ervis Dedjas? Nuredin Dumani zbërdhen krimet e bandës

Показать описание
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani dëshmoi për herë të parë në Gjykaten e Posaçme Antikorrupsion, sa i përket disa prej ngjarjeve më të rënda të shënuara 11 vite më parë. Një nga ngjarjet që rrefeu Dumani ishte vrasja e Ervis Dedjas dhe mamasë së tij Fatmira Deda, përkatësisht në vitet 2012-2013.
Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli dhe Henrik Hoxhaj morën pjesë në vrasjen e Ervis Dedjas, ngjarje e shënuar në vitin 2012 në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Pas kësaj ngjarje, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, autorët u larguan nga rruga dytësore tek varrezat, aty ku hodhën armët me të cilët vranë të riun. Një vit pas vrasjes së Ervisit, Dumani thotë se Festim Qoli vendosi të vriste dhe mamanë e tij, pasi kjo e fundit kërkonte me ngulm në prokurori dhe gjykatë të zbardhej vrasja e të birit. Madje për këtë ngjarje, e ndjera akuzonte vëllezërit Qoli.
Sipas Dumanit, ai bashkë me Talo Çelën diskutuan për të kryer vrasjen e Fatmira Dedës. Talo Çela kërkonte ta vriste 60-vjeçaren tek varrezat, pasi aty shkonte shpesh, por ky skenar ishte përjashtuar nga Nuredin Dumani, i cili kishte propozuar bodrumin e pallatit për eliminimin e saj.
Për këtë ngjarje, bashkëpunëtori shprehet se në momentin që Fatmira Deda doli nga automjeti, Talo Çela e goditi disa herë me thikë, shkelma dhe me grushta duke i shkaktuar vdekjen. Nuredin Dumani u pyet nga prokurori i çështjes edhe për 3 raste grabitjesh me dhunë. Për dhunimin e Skëndër Rroshit në Kavajë, Dumani u shpreh se në këtë ngjarje ka marrë pjesë ai, Ilir Feçi, Gentjan Sharra dhe Talo Çela.
Këta persona e mbajtën në vëzhgim kambistin, deri në momentin që ai tentoi të hynte në banesë dhe Talo Çela e goditi me levë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtim të nofullës. Kambistit në atë kohë iu grabitën rreth 20 milionë lekë.
Ai po ashtu foli edhe për një grabitje në Vilë Bashtovë, ku mori pjesë po me Talo Çelën si dhe për grabitjen e rreth 20 milionë lekëve të tjera të Astrit Ademit, mik i Dorjan Shkozës. Në këtë ngjarje morën pjesë Nuredin Dumani me Talo Çelën bashkë më një person që bashkëpunëtori e identifikon si “Qimja”.
Seanca e radhës për vijimin e dëshmisë së Nuredin Dumanit u la në datë 17 dhjetor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Deshmia#NuredinDumani

Комментарии