Top News/ Mallakastër, e mitura bëhet nënë/ Shfaq komplikacione gjatë lindjes, në kërkim 31-vjeçari

preview_player
Показать описание
Pak ditë pas ngjarjes në Korcë, ku një 14 vjecare solli në jetë një fëmijë, ngjarja u përsërit në Mallakastër me një tjetër të mitur, të moshës 16 vjec.
Kjo e fundit lindi një foshnjë në Qendrën Shëndetësore të Fratarit dhe më pas për shkak të komplikacioneve të shfaqura është dërguar nga familja në Maternitetin e qytetit të Fierit.
Në maternitetin e Fierit, pas verifikimeve të kryera nga bluzat e bardha, ka rezultuar se nëna e fëmijës ishte 16 vjec, për këtë arsye ngjarja iu referua policisë vendore.
E mitura pasi u mor në pyetje nga policia, deklaroi se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj me një 31 vjecar, i cili u shpall në kërkim nga uniformat blu dhe do hetohet për abuzim seksual për shkak të moshës së vajzës.
Ngjarja ndodhi 9 muaj më parë, kur nëna e foshnjes ishte 15 vjec. Për këtë rast, në dijeni ishte edhe nëna e të miturës, e cila e shoqëroi këtë të fundit deri në maternitet për të lindur.
Shërbimet e policisë do të hetojnë edhe 16 vjecaren por edhe familjarët e saj, të cilët nuk e referuan ngjarjen në komisariat. Mësohet se e mitura ka dhënë disa detaje sa i përket identitietit të 31 vjecart, që pritet të arrestohet nga policia lidhur me këtë rast.
16 vjecarja jeton me të ëmën, vëllanë 19-vjeçar dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës, ndërsa i ati është emigrant në Greqi. Nëna mungon në pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, pasi punon si kujdestare për një të moshuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Mallakastër#Korcë
Рекомендации по теме