Gjenden në Përmet dy vajzat e zhdukura prej 1 janarit: U larguam se familjarët na trajtonin keq

preview_player
Показать описание
#oranews

Dy vajzat 16-vjeçare të denoncuara si të zhdukura më 1 janar janë gjetur pas 4 ditësh nga policia në një hotel në Përmet.

Të miturat me iniciale M.H dhe K.A janë shoqëruar nga policia për në kryeqytet, ku edhe do të pyeten nga hetuesit në lidhje me largimin disa ditor nga banesa.

Policia bën me dije se dy të miturat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se paraprakisht, ato janë shprehur se veprimin e kishin ndërmarrë pasi familjarët nuk silleshin mirë me to.

Të miturat gjithashtu kanë thënë se janë larguar me dëshirë dhe nuk ka patur persona të tjerë që t’i kenë detyruar për të ikur nga familjet.

Si shkuan në Përmet

Para hetuesve ato janë shprehur se në Përmet kanë mbërritur nëpërmjet një furgoni linje ku më pas janë akomoduar në hotel.

Në momentin që janë gjetur nga policia, pranë tyre është konstatuar dhe një burrë i moshës 45-vjeç, roli i të cilit ende nuk është përcaktuar nga policia.

Të martën, 5 janar, edhe prokuroria nisi hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura, ku iu kërkua kompanive telefonike të t’i vënë në dispozicion tabulatet telefonike, pasi familjarët ngritën akuza se mund të jenë rrëmbyer.

16-vjeçaret dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar 2021, duke humbur më pas çdo kontakt me familjen.

Vajzat që ishin shoqe mes tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri.

Më pas të miturat kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve dhe bënë denoncim në komisariatin Nr.1.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме