Top News - Ndjehen të fyer/ Francë, policët në protestë

preview_player
Показать описание
Policë të zemëruar në të gjithë francën, kanë lëshuar në tokë prangat e tyre, në shenjë proteste, pasi ndjehen të fyer nga pretendimet se ata tolerojnë dhunën dhe racizmin. Policët protestuan madje edhe në Shamps Elize, në qendër të parisit të premten. Ata refuzojnë krahasimin me oficerët e policisë në mineapolis, arrestimi fatal i george floyd prej të cilëve, shkaktoi një valë protestash anti racizëm në të gjithë botën. Dhe ata janë të zemëruar me qeverinë franceze, që ka vendosur të ndalojë procedurën e bllokimit të të arrestuarve përmes kapjes rreth fytit.
Ministri i brendshëm francez, njoftoi ndalimin të hënën, pasi protestuesit francezë dolën nëpër rrugë, duke pretenduar se policia franceze ishte raciste kundrejt minoriteteve etnike, njësoj si policia amerikane që akuzohet për dhunë të tepruar kundrejt të dyshuarve me ngjyrë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Franca#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме