Top News - Ndërtesa e shembur në Florida / Mbyllet kërkimi, mungon edhe një nga viktimat

preview_player
Показать описание
Zjarrfikëist thonë se kërkimi i tyre për trupa nën rrënojat e bllokut të apartamenteve që u shemb në Florida, më në fund ka përfunduar, por një viktimë mungon ende në apel.
Të paktën 97 persona humbën jetën kur ndërtesa 12 katëshe u shemb në orët e para të 24 qershorit. Por, trupi i pajetë i 54 vjecares Estelle Hedaya, nuk është identifikuar ende. Familja e saj thotë se fundi zyrtar i kërkimeve i ka bërë ata të ndjehen të braktisur dhe se shqetësohen se ajo do të harrohet krejtësisht.
Askush nuk është nxjerrë më i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pas katastrofës dhe zyrtarët zyrtarisht kaluan nga një mision kërkim shpëtimi në një përpjekje për nxjerrjen e trupave të pajetë nga rrënojat, më 7 korrik.
Duke u përballur edhe me stuhi tropikale dhe me rrezikun e strukturave të pasigurta, punonjësit e kërkimit punuan mes më shumë se 13 mijë tonëve beton të shembur. Vendi në Surfside është pastruar tani thuajse plotësisht, me rrënojat që janë zhvendosur në një magazinë shtetërore për inspektime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Florida#EstelleHedaya#TopChannel
Рекомендации по теме