filmov
tv
Laguna e Patokut një pasuri e harruar e vendit tonë - (9 Gusht 2002)
Показать описание
Lajme Arkiva - TV Klan 2002
15 vjet më parë, ky vend që quhet Laguna e Patokut, ka qenë plazhi më i frekuentuar nga banorët e qytetit të Laçit dhe të zonave përreth. Por një projekt i dështuar i sistemit të kaluar, për të krijuar toka të reja buke, e shkatërroi këtë plazh.
Ndryshimi i rrjedhës së lumenjve Mat dhe Ishëm në brendësi të lagunës, ka shkaktuar bashkimin e detit me kënetën, duke zbehur jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe duke prishur të gjithë infrastrukturën e ndërtuar që në vitet ‘60.
Ndërtesat u zhytën në ujë, rruga u shkatërrua plotësisht, ndërsa nga plazhi i dikurshëm nuk ka mbetur asnjë shenjë. Megjithatë, gjatë pesë viteve ka rilindur shpresa për kthimin e plazhit të Patokut në gjendjen e dikurshme. Pas projektit të dështuar, për krijimin e tokave të reja, lumenjtë Mat dhe Ishëm, janë kthyer në shtratin e tyre dhe prurjet nuk depozitohen më në lagunë.
Banorët kanë filluar investimet për ngritjen e disa lokaleve, që frekuentohet gjatë gjithë vitit. Gjithashtu ekuilibri natyror i fituar sërish ka krijuar rreth një mijë metra larg bregut të dikurshëm, një plazh të ri, me gjatësi dy kilometra dhe që sipas projekteve, do të bëhet bregdeti i ri i Patokut. Por për të arritur deri këtu duhet një investim i madh dhe i menjëhershëm, që për kryetarin e bashkisë së Laçit është plotësisht i mundshëm.
Kryetari i Bashkisë Laç:- “Për të bërë rikonstruksionin e plotë të rrugës deri në Patok, duhet sipas projektit dhe unë mendojë që këto projekte duhen rishikuar, pasi vjedhja direkt fillon me hartimin e projekteve. Duhen 2.4 miliard lekë, gjë e cila për mua është jo bindëse, pasi unë kam punuar në këtë rrugë dhe rezulton se me një kosto prej 42 milion lekë të bëhet një rrugë e standarteve bashkëkohore”.
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!