Tv Klan - “Flakë në det”, shefi i komisariatit lehtësoi lëvizjet e grupit kriminal

preview_player
Показать описание
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Gjykata e Posaçme la në burg ish-shefin e Policisë së Kurbinit Dritan Metaj, i arrestuar nga Policia të hënën për akuzat e pjesëmarrjes në një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, Metaj ka pranuar kontaktet me Gëzim Çelajn, i shpallur në kërkim si pjesë e të njëjtit grup. Por ish-shefi është shprehur se nuk mund t’i evitonte kontaktet për shkak të njohjeve të vjetra.

SPAK thotë se ka dyshime që ka lehtësuar lëvizjet e anëtarëve të grupit kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në zonën e Fushë Kuqes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Metaj ka kryer kontrolle fiktive për gjetjen e tyre, si dhe ka biseda në celular që flitej për lëvizjen e Gëzim Çelajt, një personazh i njohur për policinë, tashmë i shpallur në kërkim në të njëjtin operacion.

Në kuadër të këtyre hetimeve të hënën u shpallë në kërkim edhe Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Më herët gjatë muajit gusht, gjithashtu në pranga ranë 6 persona, mes tyre një ish-efektivi i policisë, Arlind Ismailukaj. Në 15 gusht, anëtarë të këtij grupi transportuan kanabis në det, për ta shkëmbyer atë më kokainë me grupet kriminale drejt Italisë.

12 milje nga bregdeti, anëtarët e nisur nga Lugina e Patokut, u takuan me dy shtetas ukrainas të cilët ishin në drejtimin e një veliere. Gjatë kësaj kohe, ndërhyri Policia dhe Guarda di Finanza duke bërë që ata t’i vënë flakën velierës dhe dy anëtarë të largohen me mjet tjetër lundrues. Hetuesit dyshohet se në këtë episode, ata do të shkëmbenin sasi kanabisi me kokainë, teksa pranë mjetit lundrues që iu vu flaka në det i gjetën rreth 23 kg kanabis.

Tv Klan

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

O zot i madh ike dhe besoj kesaj fytyre te urryer

refatfier