Top News - BE për zgjedhjet në Kosovë/ E kemi të gjithë vëmendjen tek ju!

preview_player
Показать описание
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve anëtare të bllokut evropian në Kosovë thonë se është e rëndësishme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të jenë transparente, të besueshme dhe përfshirëse. "U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim, ku shtohet se BE-ja përmes Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM), do të vëzhgojë procesin zgjedhor dhe më pas do të nxjerrë një raport, ku do të përfshihen edhe rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet edhe më tej procesi zgjedhor. Bashkimi Evropian thotë se është i gatshëm që të punojë me përbërjen e re parlamentare të Kosovës dhe pret që institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt, përfshirë edhe presidenti i ri i vendit. “Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit", theksohet në njoftim. Kosova I mban në 14 shkurt zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë votea atje kanë mbi 1.7 milion qytetarë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BE#Kosova#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Albin dhe Viollca si Azemi me Shoten urime per fitore ju jeni 🔑i ardhmeris së Kosovës e cila kaloi nepër shum sprova. Vullnetin dhe deshiren e keni Zoti ju dhasht shëndetin.

sabrijek
Автор

BLLOKUT Evropian😱🙉🙈 në rregull jemi!!!

tonis
Автор

Rrnoft Albin Kurti Vjosa Asmani gjithmon meju

fatimezemrajukendofshshumb