Top News - Bulqizë, një tjetër minator viktimë/ Incidenti tragjik në një nga galeritë private

preview_player
Показать описание
Një tjetër minatory humb jetën në minierën e Bulqizës, pasi atij që mbeti i plagosur të hënën thuajse në të njëjtën galeri. Pasditja e kësaj të premteje ka qenë e zezë për familjen Alla, pasi djali i tyre i vetëm Elti humbi jetën fatalisht në moshën 27 vjecare në galeritë e Bulqizës.

Autoritetet bëjnë me dije se viktima është Elti Alla, banues në Bulqizë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, 27 vjeçari ka qenë duke kryer kontrolle rutinë në frontin e punës.

Në vetëm pak sekonda është rrëzuar katrorja, e cila shërben për mbajtjen e tavanit të galerisë. Në këtë menyrë një masiv gurësh ka rënë mbi trupin e 27 vjeçarit duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe kreu veprimet hetimore për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes. Por ndërkohë kjo ngjarje rikthen edhe njëherë debatin për sigurinë në miniera, e sidomos në galeritë e firmave të ndryshme private.

Pavarësisht disa ndërhyrjeve të instancave shtetërore ka qenë thuajse e pamundur të ndalen tragjedi të tillë, duke shkaktuar shumë viktima, të paktën në harkun kohor të dekadës së fundit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bulqize#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Fatkeqsi e madhe .Zot jepi force familjareve .

liriibershimi
Автор

Me keqardhjen me te madhe i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes per humbjen e madhe te djalit te tyre 😭Zoti ju mbajt mendjen e kokes 🤗Qofte I Xhenetit 🤲🤗🤷‍♀️

ylleherri
Автор

Ngushellime Familjes, ngjarje rend 😭😭😭😭😭😭😭😭😭

Klemendg
Автор

O zot sa gjynaf po me vjen dhe djal i vetem zoti u dhente force familjareve 😪😪😪😪

reziduda