Tv Klan - Berisha: Kurti ka të drejtë për Kosovën | Lajme News

preview_player
Показать описание
Ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Sali Berisha i sheh si legjitime vendimet e marra nga Albin Kurti për 4 komunat në veriun e Kosovës.

“Duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj.”

Ndërsa për Edi Ramën, i cili ka përqafuar deklaratat e SHBA dhe BE për situatën e tensionuar mes Prishtinës dhe Beogradit, mendon se është një antishqiptar që sulmon Kurtin për të mbrojtur Vuçiçin.

“Këta mashtrime dhe trillime të paimagjinueshme, identike me ato të televizionit shtetëror të Beogradit se Kosova ka zgjedhur luftën, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar.”

Por në mungesë të kryeministrit, kryedemokratit në parlament, ju përgjigj Taulant Balla.

“Pozicioni zyrtar i Republikës së Shqipërisë është në të njëjtën linjë me SHBA dhe me BE.”

Berisha e Balla replikuan dhe për zgjedhjet e 14 Majit.

Kreu i demokratëve përsëriti akuzën se socialistët kanë fituar duke përdorur një mekanizëm që ju lejoi afro gjysmë milioni qytetarëve të votonin më shumë se një herë.

Sali Berisha: U përdorën zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë. Në total, 547 mijë të tillë.

Taulant Balla: Ta ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë. Po të kenë votuar 2 herë, siç tha ai, që i bie nga 1 milionë e 395 mijë vota kanë marrë pjesë, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë.

Zgjidhja e vetme për të rrëzuar Ramën dhe lejuar votën e lirë, Berisha përsërit se janë protestat.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме