Tv Klan - Berisha reagon për tensionet në Kosovë: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin | Lajme News

preview_player
Показать описание
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me tensionet në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet, ndërsa Serbia ka vënë në gatishmëri ushtrinë.

Përmes një deklarate për shtyp, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s, si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e Presidentit Vuçiç për të ndezur një konflikt të ri në rajon.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike paralajmëron Vuçiçin, se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.
Tv Klan
#saliberisha #kosove
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме