Top News - Abazoviç nuk jep dorëheqjen! / Humbi mbështetjen e dy partive por do të qëndrojë

preview_player
Показать описание
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pas humbjes së mbështetjes në Parlament nga ana e Partisë Socialdemokratedhe Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanovic për Qeverinë e tij. Të dyja këto parti, përsëritën kërkesat për dorëheqjen e tij në kuvend të mërkurën. Partia e Gjukanovic tha se e kishte mbështetur qeverinë e pakicës në mënyrë që Mali i Zi të ecë drejt Bashkimit Evropian, por ka shtuar se “kjo nuk është ajo rrugë, por një greminë”, ndaj i ka bërë thirrje Abazoviçit të japë dorëheqje. “Nuk do të jap dorëheqje derisa të vendosë parlamenti”, i është kundërpërgjigjur Abazoviç.
Arsyeja e mosmbështetjes është vendimi i Qeverisë për të miratuar tekstin e Marrëveshjes Themelore, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd, diçka që këto parti kundërshtojnë. Ndonëse Qeveria ka miratuar këtë dokument më 8 korrik, pas diskutimeve të Abazoviçit me presidentin e shtetit, Millo Gjukanoviç, është arritur marrëveshje që para nënshkrimit të merret edhe mendimi i ekspertëve dhe të kontrollohet baza ligjore. Kjo, ka nxitur edhe partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet marrëveshjen me Kishën – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviçit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Abazovic#TopChannel
Рекомендации по теме