Top News - Hetimet për dosjen “Taçi”/ Itali, merren në pyetje Zummo e Petruzzella

preview_player
Показать описание
Prokuroria italiane vijon të marrë në pyetje personat e përfshirë ne dosjen “Taçi”. Bëhet me dije se sipërmarrësi Francesco Zummo dhe financieri Fabio Petruzzella janë marrë në pyetje dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove.
90-vjeçari Francesco Zummmo i shoqëruar dhe nga avokatët e tij nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje të prokurorit Alfredo Motalto. Ai ka vendosu të heshtë duke e lënë gjithçka në dorë të avokatëve mbrojtës.
Në anën tjetër Fabio Petruzzella nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Financieri ka pohuar para prokurorëve se këto akuza janë vetëm fjalë. I shoqëruar nga avokatët Roberto Tricoli e Luigi Micel, e ka konsideruar punën e tij të ligjshme. Në këtë mënyrë ai ka tentuar të zvogëlojë peshën e akuzave të ngritura.
Petruzzella është shprehur se transferimi i parave po kryhej në një fazë kur pasuria e sekuestruar prej 150 milionë euro e sipërmarrësit Sicilian Zummo i kishte skaduar afati i masës paraprake "nën sekuestrim", por që për vërtetësi të fakteve u shndërrua në akt përfundimtar me vendim të Gjykatës së lartë.
Emrat në fjalë janë bërë publik pak ditë më parë, por teksa në skenë ka dalë dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.

Pamje : AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Taçi#Itali#TopChannel
Рекомендации по теме