Top News - 100 mijë euro për spiunët e Policisë / Informacionet, kur jepen dhe kush i merr paratë

preview_player
Показать описание
Krejt ndryshe nga shumë vite më parë, Policia shqiptare sot ka më shumë mjete e aparatura, por edhe staf të kualifikuar për të parandaluar dhe luftuar krimin.
Por, pavarësisht kësaj vijon përvojën klasike kur vjen puna për të arrestuar persona të shpallur nën kategorinë policore “të kërkuar”, apo të “shumë kërkuar”.
Dhe për të gjitha rastet vendos shuma parash, për ata që japin informacion të saktë mbi vendndodhjen, duke ruajtur anonimatin. I fundit është Talo Çela. Për këtë rast, Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë euro për çdo person që do të japë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Çela akuzohet për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe sipas hetimeve të deritanishme është paguar me një shumë deri në 100 mijë euro për këtë atentat.
Por, ka pasur edhe shumë raste të tjera kur janë vënë në dispozicion shuma parash. Më së shumti në rastet e vrasjes së punonjësve të Policisë së shtetit si Artan Cuku e Arben Zylyftari, por edhe në vrasje të tjera, të cilët mund të prodhonin një zinxhir të tërë vrasjesh të tjera.
Policia e Shtetit ka një buxhet të ndarë nga Ministria e Brendshme dhe konsiderohet i mirë krahasuar me institucione të tjera. Nga të dhënat buxheti i Policisë për vitin 2021 ka pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.
Një pjesë e këtij buxheti shkon për informatorët. I konsideruar si një zë sekret në buxhet, nuk ka një shifër zyrtare, por burimet thonë se shuma për bashkëpunëtorët e policisë shkon deri në 100 mijë euro. Ata që i marrin këto para janë kryesisht njerëz që kanë informacion dhe janë thuajse të padukshëm, pa një vend pune, të panjohur në publik, pa shoqëri të zgjeruar dhe mbi të gjitha shumë hemetikë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

nga njemij edyqin vajtem ne euro brav🙀🙀o spiunlleku po car shkoll duet te kesh

firuzeyseni
Автор

Ama ananimatin policia jon e ruan shum .

tomlleshaj