Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

preview_player
Показать описание
Janë me qindra qytetarët nga Kosova dhe diaspora, të cilët janë mbledhur më sheshin "Laan van Reagan en Gorbatsjov" në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës, ku këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e protestuesve ka edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме