Top News - Protestë në Hagë-‘Jo në emrin tim...!’ Diaspora shqiptare mbështet ish liderët e UÇK-së

preview_player
Показать описание
Me brohoritjet "UÇK", shqiptarët e diasporës janë mbledhur para selisë së gjykatës në hagë, ku edhe nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ata kërkojnë gjykim të drejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Istogu: Për protestën në Hagë ka interesim të madh të bashkatdhetarëve "Sot shihet që ka interesim të madh të bashkatdhetarëve nga të gjitha anët e Evropës, edhe nga Amerika e largët, protesa ka qëllimin vetëm për kërkim të drejtësië, ne duam vetëm drejtësi dhe gjykim fer të liderëve tonë të luftës dhe paqes"
Ndërsa protestuesi Isa Gashi tregon se motoja e tyre sot është "Jo në emrin tim".
Gashi: Motoja jonë sot është "Jo në emrin tim"
"Motoja jonë është 'Jo në emrin tim', ndërsa platforma është 'Marshojmë për drejtësi'. Asgjë sot, nuk kemi pretendime që gjykata bën padrejtësi, ne kemi moto, dhe të vetmen moto që e kemi sot është 'Jo në emrin tim'"
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm. Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Diaspora#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

BravoDiaspora👐💌💯📰✔✌🌜🕋🌛Ramadan Te Hajrit

miraetiquette