Top News - Profesionet më të kërkuar në Shqipëri/Ku dëshirojnë të punojnë më shumë shqiptarët

preview_player
Показать описание
Fasoneritë dhe call center janë dy sektorët kryesorë që tërheqin të rinj fill pas përfundimit të arsimit të mesëm apo atij universitar. Mungesa e një strategjie të përllogaritjes së kapacitetit të tregut të punës, bën që çdo vit qindra gjimnazistë të fillojnë studimet universitare, por në përfundim të tyre tregu i punës nuk është premtues.
Sektori fason kërkon këtë vit rreth 20 mijë punonjës shtesë, ndërkohë që Call Center kanë shprehur kërkesën se kanë kapacitet të punësonjë edhe 1000 punonjës të rinj këtë vit. Teksa baret dhe restorantet renditen ndër bizneset më të përhapura në vendin tonë, janë rritur gjithashtu kërkesat e të rinjve për t’u punësuar si kamarier.
Orjentimi i pjesës më të madhe të gjimnazistëve drejt dyerve të universiteteve të Shqipërisë, po krijon një ngërç të konsiderueshëm në tregun e punës. Kjo pasi janë të pakët ata studentë, të cilët iu drejtohen trajnimeve profesionale të tilla si shërbimi ndaj klientit, informacioni dhe komunikimi apo edhe profesionistë teknikë, duke bërë që në bare, restorante apo hotelieri të punësohen njerëz të patrajnuar.
Banka Botërore, në një studim të fundit, evidentoi se përmirësimi i aftësive për disa profesione në tregti dhe shërbime mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve të shpejta. Disa vende zhvilluan programe të shkurtra trajnimi për të adresuar presionet e menjëhershme të kërkesës për punë, që shkaktoi pandemia Covid 19. Mbretëria e Bashkuar trajnoi të rinjtë e papunë, për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në raste të urgjencave. U krijua një grup punonjësish që kontrollonin komunitetet për zbatimin e masave të distancimit social. Trajnimet që zgjatën dy javë, krijuan një fuqi të aftë që vlejti për menaxhimin e pandemisë në Britani.
Në Shtetet e Bashkuara, po zbatohen programet “Rapid Skilling”, që synojnë tranzicionin profesional dhe teknik për të zhvendosur punëtorët në profesione aktualisht të kërkuara.
Ndërkohë në Shqipëri bujqësia dhe turizmi janë dy sektorët më kontribues në ekonomi, e megjithatë duket ende e largët dita e trajnimit të një stafi të specializuar për të rritur performancën dhe fitimin në këta dy sektorë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Profesionet#Shqipëri#TopChannel
Рекомендации по теме