Të enjten, protestë tek Kuvendi. Studentët paralajmërojnë grevën e urisë | IN TV Albania

preview_player
Показать описание
Në ditën e 14-të të protestës studentët kanë bllokuar për disa orë bulevardin kryesor në kryeqytet, si dhe disa kryqëzime. Edhe pse studentët ishin më të paktë në numër, se një ditë më parë, qeveria vijon të ketë masa të shtuara të efektivëve të policisë për të garantuar sigurinë. Për herë të parë studentët kanë lëshuar vezë në drejtim të godinës qeveritare, ndërsa kërkojnë firmosjen e 8 pikave nga kryeministri Edi Rama. Duke ndjekur me shqetësim takimet që kryeministri ka zhvilluar përgjatë këtyre dy ditëve në universitete, vetë studentët thanë se ata nuk i përfaqësojnë.

Studentët: Ai mund të jetë duke bërë takime me studentët ose me "FRESSH-istët" dhe me ndonjë, që e ka blerë me lekë, por jo me studentët. Studentët e vërtetë janë këtu në shesh. Studentët që protestojnë këtu, ose punojnë ose i paguajnë prindërit. Atyre studentëve 70-vjeçarë nuk besoj se ia paguajnë prindërit. Nuk besoj se i paguajnë as vet se me 120 mijë lekë pension nuk e paguajnë dot tarifën. Ata bëjnë thirrje që studentët mos të bien pre e presioneve politike dhe të qëndrojnë të bashkuar deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura në unanimitet.
Nëse ata duan të dialogojnë, të mbarojmë këtë kauzë dhe të dialogojmë. I bëj thirrje studentëve: Të qëndrojnë të bashkuar deri në fund kësaj kauze!

Studentët nuk përjashtojnë as përshkallëzimin e protestës.

Studenti: Përshkallëzim do të jetë. Nëse është e nevojshme do të shkojmë deri në grevë urie. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë të vendosur. Mbi 15 veta do i bashkohen kësaj kauze, deri në grevë urie.

Ndërsa protesta tjetër masive paralajmërohet ditën e enjte përballë godinës së Kuvendit.

Studenti: Mendoj, se mund të jetë të enjten.
------------------------------------------
IN Tv Albania

Follow us:

Offcial website:
Рекомендации по теме