Top Channel/ “One” jep bursa për 15 studentë !Programi “One Scholars” për studime në 2 universitete

preview_player
Показать описание
One Telecommunications sjell programin e bursave“One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan te Kosoves/ Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë. Duke nisur nga viti akademik 2022 e për 5 vite në vazhdim, 15 nxënësve nga Shqipëria do t’u jepet cdo vit mundësia të nisin studimet e tyre në një prej ketyre universiteteve prestigjioze. Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi marrëveshjen me dy universitetet partnere duke shënuar keshtu fillimin e një bashkëpunimi 5 vjeçar.

Emil Georgakiev Drejtori Ekzekutiv One Telecommunications:“Ne besojmë se arsimimi cilesor është një instrument thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe për të patur profesionistë në të ardhmen, duhet investuar sot. Ndaj, ne sjellim “One Scholars”, një program i cili do të identifikojë talente, të cilet do të kontribuojnë për një ekonomi sa më të mirë, që në të ardhmen mund të jenë padiskutim punonjësit tanë”.

Përtej programit të bursave në dy universitetet, One Telecommunications do të krijojë hapësira që gjatë muajve të verës, këta studentë të zhvillojnë praktikën e tyre të punës pranë kompanisë, në departamentet që përshtaten me studimet e tyre.

Emil Georgakiev Drejtori Ekzekutiv One Telecommunications: “Prej 13 vitesh, familja ime dhe unë kemi mbëshetur qindra studentë shqiptarë që të ndjekin studimet. Jam shumë i lumtur që përmes One Telecommunications ne mund të mbështesim ëndrrat përstudim të rinisë së kombit tone dhe në nivel institucional. Do të vazhdoj të investoj edhe më shumë, personalisht dhe institucionalisht, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve shqiptarë dhe familjeve të tyre që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.”

Prezent për nënshkrimin e marrëveshjes ishin Z. David Evans, Presidenti i Universitetit Amerikan të Bullgarisë dhe Z. Lavon Bajrami – Dekani për Pranimet Studentore nga RIT Kosovo.

David Evans, Presidenti i Universitetit Amerikan të Bullgarisë: “Si AUBG jemi të lumtur t’i bashkohemi mbështetjes së One Telecommunications për studentët që duan të studiojnë tek ne. Kemi një traditë tashmë në pranimin e studentëve premtues shqiptarë dhe ata kanë kontribuar shumë në suksesin e universitetit madje edhe kanë spikatur në komunitet. One Scholars do t’i ndihmojë këta studentë dhe familjet e tyre të përballojnë studimet Bachelor dhe të çojnë përpara synimet e tyre në Shqipëri dhe në rajon.”

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#One#OneScholars#TopChannelNews
Рекомендации по теме