Top Channel/ Ekstremistët danezë djegin Kuranin, akti nxit protesta në Irak

preview_player
Показать описание
Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, nga një grup I ekstremit të djathtë në Danimarkë, ku një burrë digjte librin e shenjtë të kuranit, mijëra njerëzi u mblodhën në rrugët e Bagdadit në Irak dhe kërkuan ndëshkimin e agresorëve. Ndërkohë ministria e Irakut dënoi përsëri djegien e Kuranit para ambasadës irakiane në Danimarkë, duke theksuar se akte të tilla nxitin urrejtjen dhe ekstremizmin në botë si dhe përbëjnë një kërcënim real mes komuniteteve. Më herët dy episode të ngjashme u regjistruan dhe në Suedi. Këto veprime sollën pakënaqësi në vendet me shumicë myslimane, mes të cilave dhe Turqia.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kurani#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Hahah Ne Bagdat keto raste presin per te dal.
BUK NUK KAN, kulmi injorances

northonly