Top News- Kosova nuk tërhiqet…!/Referendumi serb, Kurti, Osmani e Konjufca i ‘thonë jo’

preview_player
Показать описание
Përmes një deklarate të përbashkët, Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Konjufca, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës.
Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Deklarata e Përbashkët e Institucioneve të Republikës së Kosovës, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së.
Ata e bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.
“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës”,thuhet në njoftimin e përbashkët.
Përgjigjja vjen pavarësisht deklarëtës zyrtare të DASH se Kosova duhet të lejojë mbajtjen e referendumit për ndryshimin e kushtetutës serbe.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Osmani#Kurti#TopChannel
Рекомендации по теме