Top News - Blinken letër Kurtit / ’Mbështesim marrëveshjen për njohje të ndërsjelltë’

preview_player
Показать описание
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për thellim të bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë. Qeveria e Kosovës, publikoi të enjten në mbrëmje letrën që Blinken i kishte drejtuar kurtit, ku mes të tjerash thuhet se “marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të rrënjosura në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur”.
Në letrë ai thekson strehimin e qytetarëve afganë të ikur nga Afganistani dhe vendosjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikan në Kuvajt duke nënvizuar se kjo nxjerr në pah mundësitë në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

“Si mike dhe partnere e Kosovës, SHBA-ja pret të bashkëpunojë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e presidentit Joe Biden për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka në qendër njohjen e ndërsjellë”
Sekretari Blinken thekson më tej se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, “mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”. Shtetet e Bashkuara, thotë ai, besojnë që bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mbeten forumi më i mirë për negociatat.
Ndërsa vetë Kurti, shkruan në tëitter se e mirëpret letrën e sekretarit blinken. Kosova është mirënjohëse për përpjekjet e SHBA në normalizimin e marrëdhënieve me serbinë përmes një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjelltë dhe se vetë ai me padurim pret të punojë me sekretarin Blinken në këtë drejtim.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Blinken#Kurti#TopChannel
Рекомендации по теме