Top News - Gjeti vdekjen në fasoneri/ E zuri poshtë makineria, policia arreston administratorin

preview_player
Показать описание
Policia e Krujës ka arrestuar Fredi Kaleshan, 48-vjecc, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë.
Në fasonerinë që menaxhohej nga ky shtetas, ditën e mërkurë ka humbur jetën Taulant Dika, 33 vjeç. Viktima ka qenë duke punuar me një makineri, kur është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.
48 vjeçari, banues në Krujë, akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Incidenti ka ndodhur teksa 33-vjeçari po spostonte tranxhën dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë. Fasoneria është rreth 100 metra larg banesës së viktimës, I cili është baba I dy fëmijëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të administratorit të Fasonerisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#Kruje
Рекомендации по теме