Top News- Berat, u përplas nga dy makina/ E para e hodhi në trotuar, e dyta i merr jetën

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të martë në aksin Berat-Dimal, ku viktimë mbeti një 53-vjeçar. Kastriot Rrënja, banor I fshatit ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën, kur është përplasur nga një automjet tip Skoda. Ai u godit me pjesën e paqyrës, teksa pak çaste mëpas u aksidentua dhe një automjet tip Benz Mercedes.
53-vjeçari Rrënja gjeti vdekjen në vendngjarje e më pas u transportua në morgun e spitalit të Beratit. Njëri prej automjeteve përfundoi në kanalin anës rrugës.
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor u vendosën në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Sips informacioneve drejtuesit e mjeteve nuk e kanë parë këmbësorin në momenttin që po kalonte e për pasojë e kanë aksidentuar. Gjithashtu dyshohet sekaë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Shoferët janë shoqërur në komisariat, teksa në vijim pritet që policia të japë të tjera detaje rreth ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Berat#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Gjynof i zotit.ngushellime familjes, forc e gairet ishalla 🙏🙏

hamidehoxha
Автор

Per sa kohe njerzit nuk ndergjegjsohen kur levizin naten, te veshin dicka do jene fatale.

martinmartini