“Do çonim LSI për skrap”, Basha i përgjigjet “diversionit” të Ramës: I lodhur, i mbaruar!

preview_player
Показать описание
#oranews

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka mbrojtur taksën e sheshtë, e cila përbën nje prej shtyllave të programit ekonomik të PD-së si rruga për të ndihmuar biznesin dhe qytetarët. Në një konferencë për mediat, Basha ka shpjeguar se plani i PD-së ka të përllogaritura të gjitha kostot dhe janë angazhime që opozita është e përgatitur ti realizojë sapo të fitojë zgjedhjet.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, “në 2017-ën çuarja për skrap e LSI ishte projekt i përbashkët i tij me Lulzim Bashën”.

Sipas liderit të opozitës, Rama është kaq i lodhur saqë çfarë thotë sot nuk thotë nesër, duke theksuar se po bën diversion.

“Është kaq i lodhur! Çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Nuk mban më Rama, ka mbaruar. Është e shkuara. Tani duhet të merremi me të ardhmen. Koalicioni që unë drejtoj, bashkë me LSI, hapi i parë që do hedhim me shqiptarët është do largojmë Edi Ramën më 25 prill. Pastaj me planin e punës do sjellim mirëqenie për shqiptarët. Nuk kam premtuar mrekulli por marr angazhime të realizueshme”, tha Basha.

Gjatë konferencës së sotme për mediat, në krah të ministrit të rindërtimit Arben Ahmetja, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera:

“Çuarja për skrap e LSI, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por i tradhtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”.

Partia Demokratike, tha Basha, nuk del në fushatë me premtime, por me një plan të qartë punë që transformon dhe fuqizon ekonominë e vendit.

Me planin e PD-së, fitojnë shqiptarët, tha Basha, por humb Edi Rama.

E këtu e gjen arsyen e sulmeve të Kryeministrit ndaj tij.

Jorida Tabaku tha se sistemi që Rama ngriti në 8 vite, taksonte shtresën e mesme dhe ulte taksat për oligarkët.

Dorian Teliti tha se Partia Demokratike është zotuar për taksa të ulta, e kjo i jep frymëmarrje ekonomisë.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Luli erdhi koha e gjumit, prandaj bieri shkurt, gjume te embel

sanderlilo