Top News- Luan Rama largohet nga LSI/‘Marr përgjegjësitë për humbjen në Vlorë’

preview_player
Показать описание
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është larguar nga të gjitha funksionet në LSI pas humbjes në zgjedhje. Lajmin e ka njoftuar vetë Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Luan Rama sqaron se drejtuesi i fushatës mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, referuar humbjes së LSI në Vlorë, ku nuk u arrit të merrej asnjë mandat. Teksa falenderon ish-kryetarin Ilir Meta, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për besimin dhe të gjithë mbështetësit e tij, Luan Rama thotë se largimi nuk është shit-blerje dhe as tradhti, por një vendim i detyruar nga rrethanat.
“Kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës. Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar”
Ndër të tjera, nënkryetari I LSI, Rama shprehet se e kishte paralajmëruar një dorëheqje të tillë nëse do humbisnin në Vlorë.
Ish-deputeti e mbyll shkrimin e tij duke shtuar se do të vazhdojë të jetë votues i LSI, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja progresistë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#LuanRama#LSI#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Je lider të falenderoj për punën që keber për kte vend
Mos i largo nga politika i duhesh kti vendi mos e lini kte popull në dorë të horrave
Je i pa zevendsushem

lekgjoni
Автор

Edhe ky e ka kuptu qe Lesh E Lija nuk vjen me ne pushtet.

idodido