Top News - Si po e përmban Biden Kinën/ Dy armët që SHBA i ka ‘vënë në kokë’ presidentit Xi

preview_player
Показать описание
Shtetet e Bashkuara deklaruan së fundmi se do ta mbrojnë Tajvanin në rast se Kina e sulmon. Në fakt që të njëjtën gjë pohoi edhe Japonia, një vend që nuk ka ndërmarrë veprime ushtarake që nga viti 1945.

Kina ka aktualisht 2 “armë” të drejtuara drejt saj. Njëra është ushtria, falë paktit ushtarak midis Japonisë, Indisë, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara (QUAD). Arma tjetër është ekonomike
Paralajmërimi i Biden e ndryshon në mënyrë dramatike mjedisin politik botëror edhe për pasojave të saj ekonomike. Uashingtoni dhe Tokio mburren se kanë jo vetëm dy nga ekonomitë më të mëdha në botë, por se janë klientët kryesorë të Kinës. Paralajmërimi ushtarak shoqërohet në mënyrë të hapur edhe me një paralajmërim ekonomik.

Situata ndërlikohet më tej nga një deklaratë e asaj që Uashingtoni po e quan Korniza Ekonomike e Indo-Paqësorit, që me sa duket do të përfshijë Japoninë, Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Indinë, Singaporin, Malajzinë, Indonezinë, Vietnamin, Filipinet, Tajlandën dhe Brunein.

Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë ky grupim.E qartë është se ka shumë vende aziatike, të cilat janë të gatshme të marrin pjesë në një grupim ekonomik të sponsorizuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, me Japoninë si anëtaren e saj të parë.

Dhe ky nuk është një problem i vogël. Mrekullia ekonomike kineze varej nga eksportet për të gjeneruar kapitalin vendas. Por për një sërë arsyesh, kërkesa për eksportet e saj po tkurret, dhe situata është rënduar nga probleme të tjera që e kanë destabilizuar sistemin financiar të Kinës.

India është e etur të zërë vendin e Kinës si eksportuesja kryesore në botë. Ndërkohë Malajzia, Indonezia, Vietnami, Filipinet dhe Tajlanda do të donin të merrnin një pjesë të këtij roli. Pra, nëse situata i jep ndonjërës prej tyre qasje të lirë ose më të lirë në tregjet amerikane dhe japoneze, Kina do të bëhet më pak konkurruese.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Biden#SHBA#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ai ashte 1000 here me i rrexikshem se Putini.

bisha
Автор

kina te mose degjoj as usan ase 1 pore di caben, akin jepi drejtim

vloradinamo
Автор

Losai ce diplomatic I po dire drito let lose a there il sue post no no deto tutorial a there kulibrin e una casa ipotate por no ce lecose determined si stano ne heshtje di stare sestesi

terezinapulaj